Sport Ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo kthehet në Manchester United- klubi ndryshon qëndrim për të ardhmen

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është kthyer në Mançester dhe pritet të zhvillojë bisedime për të ardhmen e tij me menaxherin e Manchester United, Erik ten Hag të martën.

37-vjeçari u kthye në terrenin stërvitor të Carrington të United të martën në mëngjes përpara bisedimeve për të ardhmen e tij.

Ronaldo u kthye në Mbretërinë e Bashkuar të hënën pasi humbi turneun parasezonal të klubit në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare.

Lexo edhe:
Kur skadon kontrata e Cristiano Ronaldos me Man Utd?

Ten Hag pranoi se ishte i paqartë për situatën përpara turneut – por Ronaldo tani do të fillojë stërvitjen me klubin të martën pas stërvitjes jashtë skuadrës në javët e fundit – dhe bisedimet me Ten Hag janë vendosur të fillojnë gjithashtu në Carrington.

Qëndrimi i klubit në lidhje me të ardhmen e Ronaldos ka mbetur i pandryshuar: United janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Ronaldon këtë verë, kupton Sky Sports News , por qëndrimi publik i klubit mbetet se ai nuk është në shitje.

Ten Hag tha në Bangkok se Ronaldo, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me United, është në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe pret që ai të qëndrojë në klub.

“Ne po planifikojmë për Cristiano Ronaldon për sezonin dhe kaq. Mezi pres të punoj me të. Cristiano nuk është në shitje. Ai është në planet tona dhe duam sukses së bashku”, tha holandezi./SHQIP.com