Kulturë Kino

Creed III në të gjitha kinemat botërore, miliona dollarë fitime deri tani

Gjatë kësaj fundjave ka dalë në të gjitha kinematë botërore filmi ‘’Creed III’’ i cili është pritur me mjaft kureshtje nga të gjithë.

 Ajo që vihet re është se ky film po i bën të gjitha kinematë të ‘’pasura’’për faktin që numri i biletave të shitura është jashtëzakonisht i lartë.

Creed III ka thyer rekordet e vendosura nga ‘’Creed II’’ dhe ‘’Creed I’’ të cilët arritën maksimumin duke gjeneruar mbi 35,5 milion dollar të ardhura.

Filmi i lansuar fundjavën e kaluar fitoi popullaritet dhe kaloi filmin ‘’Djali i karatesë’’ me mbi 55 milion dollar fitime duke marrë vendin e parë në piedestal, raporton PCWorld.al

MGM në pronësi të Amazon do të bëjë të mundur shitjen e këtij filmi online dhe këtë mundësi nuk do ta ketë çdo lloj kompanie. MGM mbylli shtëpinë diskografike të pare duke qenë se fitimet gjatë vitit 2022 ranë ndjeshëm dhe kompania shpalli falimentimin.

Tashmë ‘’Creed III’’ është në të gjitha kinematë dhe ne kemi shansin të shijojmë këtë film i cili fitoi popullaritet dhe ajo që na mbetet është vetëm të ndjekim rrjedhën e ngjarjeve ‘’të kësaj sage’’.

/Shqip.com