Ekonomi

Credit Suisse ‘shpëtohet’ nga rivali i saj UBS

Photo: EPA

Credit Suisse ishte njëra ndër bankat e cila është përballur me probleme kohëve të fundit.

Por, tani tregjet financiare janë duke reaguar pasi ajo u shpëtua nga rivali i saj zviceran, UBS me mbështetjen e Qeverisë.

UBS bleu Credit Suisse në vlerë të 3 miliardë dollarëve, raporton BBC.

Credit Suisse ishte në një krizë dështimi në sektorin bankar dhe fati i saj ishte i destinuar si Silicon Valley Bank në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Huadhënësi i dytë më i madh i Zvicrës shihej si një bankë që ishte tepër e rëndësishme e që ishte në rrezik dështimi ,bëri që autoritetet të nxitojnë për ta marrë në kontroll.

Njoftimi i së dielës erdhi pas një fundjave bisedimesh urgjente midis dy bankave dhe rregullatorëve financiarë zviceranë

Çmimet e aksioneve në Azi ranë më pas. Indeksi Hang Seng të Hong Kong-ut ra me rreth 3% dhe Nikkei në Tokio më shumë se 1%.

/Shqip.com