Sport Ndërkombëtar

CR7 – shtatë ndeshje, asnjë gol

Cristiano Ronaldo

Numri i ndeshjeve që ka zhvilluar – është i njëjtë me numrin që mban në fanellë: 7.

Por, rrugën për te goli nuk e ka gjetur ende.

Cristiano Ronaldo – nuk po kalon momente të mira me Manchester United.

Sulmuesi portugez – ka startuar vetëm në dy ndeshje, teksa në tjerat është inkuadruar nga stoli.

Ai ishte i lidhur me një largim nga “Old Trafford” – ama diçka e tillë nuk ndodhi.

Ronaldo e mbylli sezonin e kaluar me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara. Teksa, regjistroi tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në elitën e futbollit anglez.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com