Sport Ndërkombëtar

CR7 – ende nuk ka shënuar gol

Cristiano Ronaldo

Kanë kaluar gjashtë xhiro në Premierligë – por Cristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur rrugën për te goli.

Sulmuesi portugez – që ka startuar vetëm në një ndeshje – dhe në tjerat është inkuadruar nga banka rezervë – nuk po kalon momente të mira.

Në total ai – është djersitur vetëm 207 minuta deri më tani – diçka që tifozët e futbollit nuk janë mësuar ta shohin.

Trajneri i United, Erik ten Hag po preferon të luaj me dyshen Rashford, Sancho, teksa Ronaldo po mbetet në stol.

37 vjeçari ishte i lidhur me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” – ama diçka e tillë nuk ndodhi, dhe tashmë do të luaj në Europaligë – për herë të parë pas dy dekadave.

Ronaldo e mbylli sezonin e kaluar me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, regjistroi tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në elitën e futbollit anglez.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com