Sport Ndërkombëtar

CR7 – i heshtur ende

Cristiano Ronaldo

Manchester United po vazhdon të stërvitet – rregullisht në parasezon.

Teksa, po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

Por, numri 7 ende mbetet pa pronarin e tij, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez – ende nuk ka zhvilluar asnjë stërvitje me “Djajtë e Kuq” – “për arsye familjare”, teksa zërat për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” vetëm po shtohen.

Nëse – qëndron edhe këtë sezon në ishull, ai do të luaj në Europaligë -për herë të parë – në dy dekadata e fundit.

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e Ronaldos në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com.