Lajme

Ç’po ndodh në PS? Rama mbledh sot online Asamblenë Kombëtare

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sërish anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS.

Takimi do të zhvillohet online, ndërsa në fokus do të jenë çështje organizative të partisë.

Ndërkohë, mësohet se krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Ndërkohë, ashtu siç është bërë me dije më parë, Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit.

Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe.

Ndërsa në fokus ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.

/Shqip.com