Rozë

Cozman në një lidhje të re dashurie?

Reperi, Cozman

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka disa muaj që është ndarë me modelen, Fjolla Myftiu.

Çifti u ndanë për shkak të mos-pajtimeve me njëri-tjetrin dhe Fjolla ka qenë ajo që vendosi që t’i jap përgjigje pyetjeve në lidhje me ndarjen nga reperi.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozia, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cenuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave”.

Për këtë ndarje reperi i cili jeton në Londër nuk është deklaruar, mirëpo tashmë sic duket ka që t’i ngacmojë ndjekësit e tij në InstaStory, përmes një fotografie të publikuar nga palestra, ku shihet nën shoqërinë e një femre.

Ai nuk e zbulon identitetin e vajzës që është fotografuar me të, duke shfaqur thjeshtë pjesën e pasme të trupit të saj.


Kaq ka mjaftuar që fansat të fillojnë hamendësimet për një lidhje të re të mundshme të tij.

Ndryshe reperi ka qenë në lidhje më parë edhe më këngëtaren nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, por që lidhja e tyre nuk I gjati shumë./SHQIP.com