Rozë

Cozman në lidhje të re dashurie?

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka disa muaj që është ndarë me modelen, Fjolla Myftiu.

Çifti u ndanë për shkak të mos-pajtimeve me njëri-tjetrin dhe Fjolla ka qenë ajo që vendosi që t’i jap përgjigje pyetjeve në lidhje me ndarjen nga reperi.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozia, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cenuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave”.

Për këtë ndarje reperi i cili jeton në Londër nuk është deklaruar, mirëpo tashmë sic duket ka që t’i ngacmojë ndjekësit e tij në InstaStory, përmes një fotografie të publikuar, ku shihet nën shoqërinë e një femre.

Aty shihet nën shoqërinë e një vajzë duke ngrënë ushqim, por që fytyrën e saj nuk e ka zbuluar.

Ai gjithashtu ka treguar se dyshja gjenden në Romë të Italisë./SHQIP.com