COVID-19: Rohde njofton kufizimet e reja për hyrje në Gjermani

Nga nesër, 22 gushti, Kosova do të futet në “listë të zezë” të Gjermanisë, ku bëjnë pjesë vendet me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se do të hyjnë në fuqi kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin e Gjermanisë.
“Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë. Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova. Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë”, ka shkruar Rohde.
Personat që hyjnë Gjermani e që gjatë 10 ditëve të fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit – të njëjtit që nuk janë vaksinuar ose s’kanë test që janë shëruar nga COVID-19 ose kanë rezultat negativë duhet të karantinohen.
Karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman./SHQIP.com