Sport Ndërkombëtar

COVID-19 “pushton” kampin e Tottenhamit

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte.

COVID-19 “ka pushtuar” kampin e skuadrës së Londrës, Tottenham Hotspur.

Raportohet që deri në gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, edhe pjesëtarë të stafit raportohet të kenë rezultuar pozitiv.

“Liga Premier mund të konfirmojë sot se ndërmjet të hënës 29 nëntor dhe të dielës 5 dhjetor, në dy raunde testimi, 3,154 lojtarë dhe staf i klubit u testuan për COVID-19”, thuhet në deklaratën e Premier League.

Krejt kjo vjen para ndeshjen vendimtare që Tottenham e zhvillon kundër Reness në kuadër të “Europa Conference”.

Prej se Conte e ka marrë drejtimin e klubit ende nuk ka pësuar humbje në Premier League. /Shqip.com