Sport Ndërkombëtar

Coutinhos po i mbarojnë ditët në Barcelonë

Coutinho

Erdhi si pasardhës i Iniestës, për kartonin e tij – Barca pagoi 150 milionë euro, por ndeshjet po i shikon nga stoli.

Philippe Coutinho është afër ndarjes së rrugëve me Barcelonën.

Mesfushori brazilian nuk po gjen hapësirë nën urdhërat e Xavi Hernandez dhe paga e tij e lartë është një tjetër problem për katalunasit.

Sipas Goal.com, për të, interesim kanë shprehur disa skuadra nga Brazili, teksa nuk përjashtohet një rikthim në Premierligë.

“Coutinho fiton 15 milionë euro në vit te Barcelona dhe dëshiron të ruajë pagën e tij në çdo klub të ri të mundshëm.

Një shifër e tillë do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Brazil në një distancë të konsiderueshme, dhe as ata si Flamengo, Corinthians dhe Palmeiras, skuadrat më të pasura të vendit, nuk do të ishin në gjendje ta shtonin atë barrë pagash në buxhetet e tyre.

Premier League është destinacioni i preferuar i ish-yllit të Liverpool-it dhe ekipi i tij drejtues tashmë ka kontaktuar me klubet në Angli për një lëvizje të mundshme”, shkruan ndër të tjera Goal.com.

Report: Mikel Arteta Asks Arsenal To Sign Barcelona Midfielder Philippe  Coutinho, Liverpool, Everton, Newcastle, Manchester City All Previously  Linked - Sports Illustrated Liverpool FC News, Analysis, and More
Philippe Coutinho

Braziliani është transferi më i shtrenjtë në historinë e klubit katalunas, por performancat e tij kanë qenë larg nga ajo që pritej.

Ndërsa, një lëndim që pësoi vitin e kaluar e kishte lënë jashtë fushës së gjelbër për gati thuajse tërë sezonën  dhe gjërat u vështirësuan edhe më shumë për të.

Deri më tani, në këtë sezonë ai ka zhvilluar 16-të paraqitje – në total, teksa ka shënuar vetëm dy gola.

Sipas “Transfermarket”, vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë vetëm 18 milionë euro – një rënie drastike nga e kaluara. /Shqip.com