Sport Ndërkombëtar

Coutinho në “radarin” e dy skuadrave të mëdha italiane

Philippe Coutinho pritet të rikthehet në Itali. Mesfushori brazilian bëri bujë të madhe kur në janarin e vitit 2018 u transferua te Barcelona për 135 milionë euro.

Coutinho nuk arriti të lërë gjurmë në “Camp Nou” dhe u transferua te Aston Villa për 20 milionë euro.

Braziliani këtë sezon nuk është në formë të mirë, pasi nuk ka realizuar asnjë gol në 19 ndeshje të luajtura dhe drejtuesit e Aston Villas janë të hapur për shitjen e tij në verë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë Milani dhe Interi.

“Rosonerët” e kanë piketuar Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Leaos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “San Siro”.

Inter gjithashtu është në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe Marotta e ka piketuar Coutinhon si profilin e duhur.

Coutinho ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2026 dhe për shërbimet e tij gjigantët italian do të duhet të paguajnë 15 milionë euro.

/Shqip.com