Sport Ndërkombëtar

Coutinho e gjen shkopin magjik të cilin e kishte lënë në ishull

Coutinho

“Magjistari i vogël” e “konfirmoi” pse e mban këtë epitet.

Philippe Coutinho e ka nisur me gol dhe asistim – aventurën e tij te Aston Villa, në ndeshjen që barazuan 2-2 kundër Manchester United.

Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët, të cilët shënuan pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Autor ishte Bruno Fernandes.

U prit një përgjigje nga kundërshtarët, por diçka e tillë nuk ndodhi në pjesën e parë.

Në anën tjetër, edhe në 45 minutëshin e dytë, United shënuan të parët.

Përsëri autori ishte i njëjti: Bruno Fernandes.

https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1482406768554688519?s=20
Goli i parë – i shënuar nga Fernandes

Pasi e pranuan këtë gol, Villa u nisën në sulm me të gjitha focat dhe arritën që të shënojnë me anë të Jacob Ramsey – kur po zhvillohej minuta e 77-të. Asistues ishte, Philippe Coutinho.

Por, kjo nuk ishte e gjitha. Coutinho shënoi pas vetëm pesë minutave dhe festa shpërtheu. Një debutim i ëndrrave për brazilianin.

29 vjeçari është në huazim gjashtë mujor – te skuadra angleze, e cila e ka mundësinë e blerjes së tij për 40 milionë euro.

Pas këtij barazimi, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e shtatë të Premierligës, me 32 pikë të grumbulluara.

24 më pak se City që është lider.

https://twitter.com/Watch_LFC/status/1482431221724504072?s=20
Goli i shënuar nga Coutinho

Në anën tjetër, Aston Villa pozicionohet në vendin e 13-të, me 23 pikë.

Nën urdhërat e Steven Gerrard, kjo skuadër duket mjaftë premtuese dhe do “luftojnë” për një vend që dërgon në Europaligë. /Shqip.com