Sport Ndërkombëtar

Courtois shpreson që të mos shahet nga tifozët në “Stamford Bridge”

Thibaut Courtois në konferencën për media

Java e ardhshme në Ligën e Kampionëve sjell një përballje gjigantësh.

Kampioni aktual Chelsea pret në shtëpi kampionin e 13-të fishtë Real Madridin.

Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve në garën më prestigjoze për klube në Europë dhe jo vetëm.

Në konferencën për media, portieri Thibaut Courtois ka folur rreth rikthimit të tij në “Stamford Bridge”, raporton “Goal”.

Thibaut Courtois, Real Madrid

“Shpresoj të jetë një rikthim i lumtur në Stamford Bridge. Tani jemi rivalë. Ata do të duan të fitojnë dhe e njëjta gjë vlen edhe për mua.”

“Shpresoj që ata (tifozët) të mos më shajnë, por nu ki dihet kurrë.”

Kështu që nuk pres asnjë duartrokitje nga fansat”.

Gardiani shtatlartë u tranferua nga ekipi belg Genk në Chelsea në vitin 2011 për 9 milion euro dhe po në atë vit kaloi tek Atletico Madrid në formë huazimi për tre sezone, ku edhe fitoi La Ligan.

Thibaut Courtois, Chelsea

Pasi u kthye në Londër, mbrojti ngjyrat e Chelseas për pesë sezone deri sa u transferua tek “Los Blancos” më 2018 për 35 milion euro.

Kampioni i dyfishtë i Premier Ligës ka kontratë me madrilenët që e mban atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2026.

Me Realin ka një trofe të La Ligës, një të Botërorit të Klubeve dhe dy Superkupa të Spanjës. /Shqip.com