Sport Ndërkombëtar

Costa – shumë afër transferimit në Angli

Diego Costa

Tashmë është vetëm çështje kohe.

Diego Costa po rikthehet në Premierligë.

Sulmuesi spanjoll do t’i bashkohet Wolverhampton Wanderers.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Kontrata e Diego Costa me Ëolves do të jetë e vlefshme deri në qershor 2023 – ai do të jetë në Angli për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të marten”, ka shkruar Romano ndër të tjera.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014.

Së fundmi – shtatgjati e djersiti fanellën e Atletico Mineiros – ku shënoi shtatë gola në total dhe asistoi dy herë./Shqip.com