Sport Ndërkombëtar

Conte Trajneri i Vitit në Serie A

Tottenhami mbetet jashtë Europa Conference League

Antonio Conte është emërua Trajneri i Vitit në Serie A për sezonin 2020-21, pasi Interi mori titullin.

AI mposhti trajnerin e Milanit, Stefano Pioli me një votë.

Tani në Tottenham Hotspur pasi u largua nga Interi në verë, Conte i ndihmoi Nerazzurrët të fitojnë Scudetton e tyre të parë në një dekadë.

Ai mundi Milanin në garën për titull dhe përsëri kur ishte fjala për këtë çmim.

Conte mori 20 vota për Panchina d’Oro, krahasuar me 19 për trajnerin e kuqezinjve, Pioli.

Vendi i tretë shkoi për teknikun e Atalantës , Gian Piero Gasperini, i cili mori tetë vota.

“Jam i lumtur sepse ky është një çmim i votuar nga kolegët e mi në profesionin e trajnerit”, tha Conte në Londër.

“Dëshiroj ta ndaj këtë njohje me stafin tim dhe lojtarët me të cilët ndava rrugëtimin e sezonit të kaluar te Interi.”

Kjo është hera e katërt që Conte fiton çmimin Panchina d’Oro si trajneri më i mirë i vitit në Serie A.

Ai gjithashtu mori Panchina d’Argento për bëmat e tij në Serie B, dhe iu dha një çmim i veçantë për meritë në 2018 kur fitoi Premier League me Chelsean./Shqip.com