Sport Ndërkombëtar

Conte i tregon derën katër futbollistëve

Katër futbollistë të Tottenham Hottspur duhet të gjejnë një skuadër të re, pasi nuk janë në planet e trajnerit – Antonio Conte.

Bëhet fjalë për Harry Sinks, Sergio Reguilon, Giovani Le Celso dhe Tanguy Ndombele.

Të lartëcekurit janë lënë jasht nga grupi që do të udhëtojë në Korenë Jugore për parasezon – sipas Fabrizio Romanos.

Conte – njihet për vendimet e tij strikte – kur bëhet fjalë për ndërtimin e skuadrës dhe këtë duket që po e bën edhe te Spurs.

Fakti që e mbylli sezonën e fundit të Premierligës në vend të katërt – i siguroi një biletë për në Ligën e Kampionëve – që mbetet një sukses në vete.

Por, përveç largimeve, do ketë edhe afrime, sepse drejtuesit e Tottenhamit i kanë premtuar strategut Italian përkrahje të madhe në aspektin financiar për arritjen e objektivave./Shqip.com