Sport Ndërkombëtar

Conte e ndal Liverpoolin – i bën nder Guardiolës

Conte-Guardiola

Antonio Conte i ka bërë një nder të madh Pep Guardiolës.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri italian, Tottenham Hotsppur ka barazuar 1-1 ndaj Liverpoolit – dhe tashmë Manchester City është më afër mbrojtjes së titullit të kampionit.

Spurs shënuan të parët me anë të Son Heung-min, në minutën e 56-të.

Goli i shënuar nga Son

Për sulmuesin nga Korea Jugore, ky ishte goli i 20-të në këtë sezon të Premierligës.

Ai e dëshmoi edhe një herë që po kalon në formë jetësore.

Por, pas këtij goli, vendasit u nisën me të gjitha forcat në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Dhe qëllimin e arritën në minutën e 74-të, me anë të Luis Diaz, i cili e tundi rrjetën e Hugo Lloris.

Goli i shënuar nga Diaz

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp, tashmë ka 83 pikë të grumbulluara dhe prin në tabelë, por City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri në fund të kampionatit, kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar.

Titulli ende nuk ka zgjedhur destencaionin.

Teksa,Tottenhami ka gjithsej 62 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë./Shqip.com

Tabela e Premierligës