Conte flet pasi mori drejtimin e Tottenhamit

Antonio Conte, tash trajner i ri i Tottenhamit, ka thënë se marrëveshja me këtë klub dështoi verën e kaluar për shkak të Interit.
Ai me Interin e kishte fituar scudeton, por u largua për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me drejtuesit e klubit
Megjithatë, tash Conte gjendet në Londër dhe është prezantuar nga klubi të cilin do ta drejtojë.
Për këtë strategu Italian ndjehet i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që u riktheva si trajner dhe për të bërë në një klub që ka ambicie të jetë protagonist sërish. Tottenham ka një ndër stadiumet më të mira në botë”.
✍️ We are delighted to announce the appointment of Antonio Conte as our Head Coach on a contract until the summer of 2023, with an option to extend.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 2, 2021
“Mezi pres të nisi punën me skuadrën dhe tifozët me pasion”, deklaroi ai.
“Tani që mundësi mu dha sërish, e kam zgjedhur me bindje të plotë”.
Pas humbjes 0 me 3 nga Manchester United, Tottenham e shkarkoi Nuno Espirito Santos.
Trajneri aktual i Tottenhamit kishte arritur ta fitonte Premier League me Chelsen, rivalin lokal të Tottenhamit. /Shqip.com