Lajme

Conte e ka këndellur Tottenhamin

Antonio Conte dhe Harry Kane

Antonio Conte nuk e ka ndërmend të dorëzohet – në “luftën” për titullin e kampionit të Premierligës.

Skuadra që ai drejton, Tottenham Hotspur – nuk di për humbje në gjashtë xhiro.

Spurs triumfuan sot edhe ndaj Fulhamit – për të dëshmuar formën e lartë që po kalojnë.

Kjo ishte fitorja e katërt – krahas dy barazimeve.

Teksa, në total londinezët kanë shënuar 12 gola – dhe kanë pranuar pesë.

Sistemi i Contes me tre qendërmbrojtës është duke dhënë fryte – teksa sulmi në krye me Harry Kane nuk po dëshpëron.

Sulmuesi anglez – ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje, teksa tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Premierligës(188 gola).

Rrugëtimi është i gjashtë, pasi do të zhvillohen edhe 32 ndeshje, por Tottenhami po jep sinjale që do të jetë “arrë e fortë” në këtë sezon./Shqip.com