Sport Ndërkombëtar

Conte e dëshiron Sensin te Tottenhami

Sensi dhe Conte

Në Inter po shkëlqente, por lëndimet i’a zbehën formën.

Stefano Sensi mund të largohet nga neurazurët – në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Goal.com, Tottenhami është skuadra e interesuar për shërbimet e mesfushorit në fjalë.

“Tottenham po mendon për një qasje huazimi për mesfushorin e Interi. Antonio Conte di gjithçka për ata që janë në rezervat në San Siro, pasi ka dhënë lavdinë e titullit të Serie A sezonin e kaluar dhe është gati të nisë një sulm ndaj Milanit për një italian 26-vjeçar”, shkruan Goal.

Kreativiteti dhe aftësitë e mira dribluse janë disa nga elementet që e karekterizojnë 26 vjeçarin.

Sensi – gjatë një ndeshje kampionale me Interin

Por, ai është vetëm një nga futbollistët që Conte dëshiron ta ketë në skuadër, pasi ditë më parë strategu italian kishte deklauarar se Tottenhami do të ketë disa prurje të reja.

Sa i përket formës të Sensit, ai ka nëntë ndeshje të zhvilluara në Serie A, ai , teksa nuk ka arritur që të regjistrojë asnjë gol apo asistim.

Kurse, në Ligën e Kampionëve është paraqitur dy herë, po pa lënë shenja.

Sensi ka kontratë më kampionët e Italisë deri në vitin 2024, ndërsa sipas “Transfermarket” vlera e tij në “tregun” e transferimeve është dhjetë milionë euro. /Shqip.com