Sport Shqiptar

Conference League pyet nëse Thaqi do të shënojë sonte kundër Sivasspor

Ballkani do ta vazhdoj kampanjën mbresëlënëse në Conferenc League me ndeshjen e sotme në “Fadil Vokrri”.

Faqja zyrtare e këtij klubi ka publikuar gjashtë futbollist që sipas tyre kanë gjasa të shënojnë në ndeshjet që zhvillohen sot.

Në mesin e sulmuesve evropian është futur edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armnd Thaqi.

30-vjeçari po kalon një stinor fantastik dhe ka arritur të shënojë dy herë në tri ndeshje në këtë kompeticion, ai po ashtu ka edhe dy asistime.

Ballkani kryeson grupin G dhe një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Ilir Dajës.

Përballja e skuadrës së Suharekës zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

/Shqip.com