Sport Ndërkombëtar

Coman rrezikon të mbetet jashtë finales

Kingsley Coman është futbollisti i radhës te kombëtarja e Francës që është sëmurë para finales së Kupës së Botës “Katari 2022”.

Franca  ndeshet me Argjentinën të dielen teksa kërkon ta mbrojë titullin e kampionit botëror të cilin e kishte marrë katër vjet më parë.

Fillimisht u njotua që Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano janë sëmurë dhe kjo bëri që ata të mungojnë në gjysmëfinalen ndaj Marokut të mërkurën.

Ndërkaq, trajneri i Trekolorëve, Didier Deschamps, e ka konfirmuar të enjten që nga ethet dhe zjarrmia tash po vuan edhe një tjetër lojtar i klubit, duke e pasur fjalën për Comanin.

/Shqip.com