Lajme

Colomina: NATO e mbështet planin franko-gjerman

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, ka deklaruar se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, NATO-ja e mbështet planin franko-gjerman.

Ai deklaroi se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësisë strategjike për aleancën.

Kjo është rikonfirmuar në shumë raste dhe posaçërisht në konceptin e sigurisë të cilin e kemi diskutuar në samitin në Madrid në vitin 2022 dhe kjo është porosia që gjithnjë e sjellë në rajon dhe të cilën e kam sjellë edhe me këtë rast”, theksoi Colomina.

Tutje, ai deklaroi se KFOR-i është i gatshëm të vazhdojë implementimin e mandatit për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

Nuk është koincidencë që operacioni jonë më i gjatë i sigurisë është këtu. KFOR-i me më shumë se 3700 ushtarë është i gatshëm ta vazhdojë implementimin e mandatit i cili u caktua me rezolutë që të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt dhe lëvizja e lirë e të gjitha komuniteteve që janë në Kosovë”, tha ai.

Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.

“Është edhe një porosi e dytë të cilën kam ardhur ta përcjellë. Në vitin 2022 kemi parë nivele shumë të larta të tensioneve në rajon dhe kjo ka rritur brengat e aleancës rreth sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kemi punuar në zbutjen e këtyre tensioneve, posaçërisht në dialogun me ndërmjetësimin e BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës.

Besojmë se tani është koha të gjemë një zgjidhje afatgjate politike për të gjitha ato tensione. Kemi dëshiruar ta shprehim përkrahjen tonë, jo vetëm për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së por edhe për planin e ri, të ashtuquajturën “inicicativë franko-gjermane” e cila u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe i cili i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës”, tha ai për RTK.

Javier Colomina ka theksuar se përkrahjen e NATO-s për planin franko-gjerman, ia ka bërë të qartë edhe kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, në vizitën e djeshme në Beograd.

/Shqip.com