Kulturë

“Çmimi u dha, por unë nuk e pranoj atë”, ja pse Sartre refuzoj çmimin Nobel

I vlerësuar për shkrimet e tij filozofike, dhe trajtimin e çështjeve ekzistencialiste.

Filozofi francez Jean Paul Sartre, ishte ndër shkrimtarët e rrallë që refuzojnë çmimin më të madh, atë të Nobelit.

Sipas, tij shkrimtari nuk duhet të institucionalizohej, dhe pranimi i një çmimi të tillë, nuk e bënë shkrimtarin më shumë apo pak të rëndësishëm.

Për këtë refuzim ai kishte dërguar një letër Akademisë Suedeze.

Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, ne sjellim pjesë nga letra e tij.

“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.

Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në “Figaro littéraire”, në kolonën Korrespondenti i Suedisë , se zgjedhja e Akademisë Suedeze ishte duke u vërtitur përreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t’i shkruaj një letër Akademisë, dhe ua kam dërguar një ditë më pas. Në letër i kam bërë gjërat e qarta dhe se nuk do të kishte diskutime të mëtejshme.

Unë nuk isha në dijeni në atë kohë se Çmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marrësit, dhe kam besuar se ishte koha për të parandaluar që të ndodhte kjo gjë. Por unë tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marrë një vendim, të cilin nuk munda ta anuloj më herët. Arsyet e mia për refuzimin e çmimit nuk kanë të bëjnë as me Akademinë suedeze, as me Çmimin Nobel në vetvete, siç kam shpjeguar në letrën time drejtuar Akademisë. Në të, unë aludoj për dy lloje arsyesh: personale dhe objektive.

Arsyet personale janë këto: refuzimi im nuk është një gjest impulsiv, gjithmonë i kam refuzuar medaljet zyrtare. Në vitin 1945, pas luftës, kur më është ofruar “Legjioni i Nderit”, e kam refuzuar edhe atë, edhe pse ishte në favor të qeverisë. Në mënyrë të ngjashme, unë kurrë nuk kam kërkuar që të hyj në College de France, si disa nga miqtë e mi. Ky qëndrim është bazuar në konceptin tim të sipërmarrjes së shkrimtarit.

Një shkrimtar i cili miraton poste politike, sociale, ose letrare duhet të veprojë vetëm me mjete që janë të tijat – domethënë fjala e tij e shkruar. Të gjitha nderimet që ai mund të marrë, e ekspozojnë lexuesin e tij ndaj një presioni, që unë nuk e konsideroj të dëshirueshëm. Nëse unë firmos për veten time me “Zhan Pol Sartri”, kjo nuk është e njëjta gjë, sikur të firmos me “Zhan Pol Sartri, fitues i çmimit Nobël”.

Shkrimtari pra nuk duhet të lërë veten të shndërrohet në një institucion, edhe në qoftë se kjo ndodh në rrethanat më të nderuara, si në rastin në fjalë. Ky qëndrim është sigurisht tërësisht i imi, dhe nuk përmban kritika ndaj atyre që e kanë marrë çmimin. Unë kam shumë respekt dhe admirim për disa nga laureatët, të cilët kam nderin t’i njoh. Arsyet e mia objektive janë si më poshtë:

Së fundi, kam ardhur tek çështja e parave; ajo është një barrë shumë e rëndë që Akademia imponon mbi laureatin, teksa i cili shoqëron medaljen e tij me një shumë të madhe, dhe ky problem më ka torturuar, ose e pranon Çmimin dhe me partë e Çmimit mund të mbështetësh organizata apo lëvizje që i konsideron të rëndësishme – mendimi im shkoi tek komiteti i Aparteidit në Londër. Ose nuk e pranon Çmimin mbi parime bujare, dhe në këtë mënyrë privon një lëvizje nga mbështetja që e ka kaq të nevojshme. Por, unë besoj që ky është problem i gënjeshtërt.

Padyshim heq dorë nga 250.000 korona, sepse unë nuk dua që të instucializohem, në Lindje apo Perëndim. Por, nga na tjetër, nuk mund të më kërkohet që, për 250.00 korona, të heq dorë nga parime të cilat janë jo vetëm të miat, por edhe ndahen nga ë gjithë miqtë e mi. Kjo është ajo që e ka bërë aq të dhimbshëm për mua Çmimin dhe refuzimin e tij, që jam i detyruar ta bëj.

Unë dëshiroj që ta përfundoj këtë deklaratë me një mesazh të ndjerë për publikun suedez.

Jean Paul Sartre”