Çmimi special shkon për Amir Rrahmanin dhe Nora Gjakovan
Publikuar:
(03.03.2022 21:36:48)

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2021.
Çmimin special në kategorinë e meshkujve e ka fituar kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Derisa të njëjtin çmim në kategorinë e femrave e ka fituar xhudistia, Nora Gjakova.
“Është çmim mjaft i rëndësishëm dhe është motiv për garat e ardhshme. E falënderoi babin tim, të cilin e kam edhe trajner. Ai ka bërë punë shumë të madhe. Tash presim medalje në grupmoshën U23”, ka thënë Ramadani.
Nga ana tjetër Gjakova ka thënë se vitin e kaluar është përmbushur si sportiste.
“Vitin e kaluar jam përmbushur si sportiste me medalje të artë olimpike. Falënderojë Zotin që ka shpërblyer punën dhe sakrificën time”, ka thënë Nora Gjakova./Shqip.com