Lajme Botë

Çmimi Nobel për Paqe – Propozohen këta dy emra

Spekulimet vetëm sa po rriten pak para shpalljes së çmimit Nobel për paqen të premten. Vëzhguesit sygjerojnë se komiteti mund të japë alarmin për luftën në Ukrainë dhe ta ndërlidhë me dy figura të rëndësishme vitin e fundit.

Henrik Urdal, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo (PRIO), sygjeroi lideren e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya dhe kritikun e burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, duke thënë se ata e meritonin të fitonin nderin prestigjioz së bashku.

“Këta të dy janë kampionë të aktiviteteve jo të dhunshme pro-demokratike brenda vendeve të tyre,” tha ai.

Sipas tij si Navalny ashtu edhe Tikhanovskaya kanë qenë gjithashtu kundërshtarë shumë të fortë të luftës në Ukrainë./Shqip.com

/Shqip.com