Kulturë

Çmimi Nobel për Letërsinë, aktivitet në Qendrën e Librit dhe Leximit

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit ka bërë traditë tashmë që ngjarjen më të rëndësishme letrare botërore, siç është ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë, ta presë së bashku me miq të librit, në mjediset e QKLL-së.

Vendimin e Akademisë Suedeze e pritën së bashku ambasadori suedez në vendin tonë, Niklas Ström, drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtari i ri Tobias Xhaxhiu, poetja Mimoza Ahmeti etj.

Alda Bardhyli tha se emri i fituesit, shkrimtari norvegjez Jon Fosse, prej vitesh gjendej në listat e kandidatëve për ta fituar Nobelin e Letërsisë.

Ndërsa botuesja Dudaj u shpreh se, Jon Fosse nuk është botuar ende në shqip dhe pas kësaj fitoreje do të nisë gara e shtëpive botuese për të marrë të drejtat për botim.

“Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze.

/Shqip.com