Ekonomi Biznes

Çmimi i bukës në Maqedoninë e Veriut 10 % më lirë

Furrë buke

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të blejnë bukën me 10 për qind më lirë.

Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë, shkruan AlsatM.

Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.

/Shqip.com