Sport Ndërkombëtar

Çmimi fillestar për Osimhen është marramendës

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është ndër emrat më të kërkuar për fazën ofensive këtë verë në tregun e transferimeve.

Këtë gjë e ka kuptuar mirë presidenti Aurelio de Laurentiis dhe nuk ka ndërmend të shesë yllin e skuadrës së tij, e cila e fitoi titullin e Italisë pas 33 vitesh pritje.

24-vjeçari është duke u ndjekur nga skuadrat më të mëdha të kontinentit të vjetër, si Bayern Munich, Chelsea, Manchester United e Paris Saint-Germain.

Sipas Le Parisien, shefi i Napolit do t’i dëgjojë vetëm klubet që ofrojnë më shumë se 180 milionë euro për ta shitur Victor Osimhen që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë në planet.

Sulmuesi nigerian u transferua te Partenopei në vitin 2020 nga skuadra e Lille për një shumë rekorde për klubin italian prej 70 milionë eurosh (e cila arrin shifrën deri në 80 milionë euro së bashku me shtesat dhe bonuset).

/Shqip.com