Lajme

Çmimet tavan, shtrejtohet nafta për 1 centë

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, për datën 14 tetor, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës 1.40 për litër dhe i gazit 0.75 euro.

Këto çmime janë valide nga ora 10 e së premtes deri në 24 orët e ardhshme.

Ndërsa sipas vendimit paraprak të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.78 euro për litër, i benzinës 1.40 euro dhe i gazit 0.75 euro.

Nëse krahasojmë shifrat, vetëm nafta është rritur për 1 cent, ndërsa derivatet e tjera kanë mbetur në çmimin e njëjtë.

Prej muajsh MINT, del me njoftime për çmimin tavan të derivative të naftës, për arsyen e shmangjes së keqpërdorimeve me çmimet e derivateve./SHQIP.com

/Shqip.com