Lajme

Çmimet tavan, lirohen nafta e benzina

MINT, Nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.

“Çmimi maksimal i lejuar i dizelit është 1.73 euro për litër, i benzinës me 1.67 euro dhe i gazit 0.78 euro për litër”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 13/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Çmimi tavan nga MINT

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale./Shqip.com