Rozë

Çmimet marramendëse të biletave për finalen e BBVA

Top Channel ka publikuar detaje për të gjithë të pasionuarit që duan të marrin pjesë në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.

E çmimi për të siguruar pjesëmarrjen është i lartë.

“Nëse dëshironi të ndiqni finalen e spektaklit të jashtëzakonshëm, të takoni nga afër banorët tuaj të preferuar dhe t’i bashkoheni festës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Rezervoni biletën tuaj. Për arsye sigurie, vendet janë të limituara. Biletat fillojnë nga 500 EUR”, shkruan në njoftimin e dhënë nga organizatori.

Finalja e madhe ku pritet të shpallet fituesi i këtij edicioni, do të mbahet më 16 maj.

/Shqip.com