Lajme Botë

Çmimet e gazit rriten për 26 %, pasi që Rusia mban të mbyllur tubacionin kryesor

Pse Rusia po ndërpret furnizimin me gaz?

Çmimet e gazit janë rritur për shkak të shqetësimeve për furnizimet me energji, pasi që Rusia njoftoi se nuk do të rihapë tubacionin e saj kryesor të gazit në Evropë.

Çmimi i gazit me shumicë për muajin e ardhshëm holandez, pikë referimi për Evropën, u rrit deri në 30% në fillimin e tregtimit të së hënës, raporton BBC.

Gazsjellësi Nord Stream 1 do të rihapej të shtunën pasi ishte mbyllur për tre ditë. Por, firma shtetërore ruse e energjisë Gazprom tha se kishte gjetur një rrjedhje.

Evropa ka akuzuar Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz për të shantazhuar vendet evropiane për shkak të konfliktit në Ukrainë, të cilin Moska e mohon.

Një zëdhënës i Kremlinit tha të hënën se problemet u rritë për shkak të sanksioneve

“Problemet e pompimit u ngritën për shkak të sanksioneve të vendosura kundër vendit tonë dhe kundër një numri kompanish nga shtetet perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe” tha zëdhënësi.

Britania e Madhe nuk mbështetet në Nord Stream 1 për gazin e saj, vendimi i Kremlinit për të shtrydhur furnizimet në Evropë ka rritur koston e përgjithshme të gazit me shumicë. Çmimet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën deri në 35% të hënën.

Rritja e përgjithshme ka qenë pas rritjes së kufirit të çmimit të faturës së energjisë për konsumatorët në Angli, Uells dhe Skoci./Shqip.com