Lajme

Çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ilustrim

Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, të mërkurën ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas të dhënave të publikuara, çmimet kanë shënuar lëvizje të vogël nga data 13 shtator.

Çmimi maksimal i lejuar nga ministria, për shitjen e naftës është 1,68 euro litra e naftës.

Ndërsa çmimi për një litër benzinë është 1.35 dhe 0.76 për gaz.

Sipas ministrisë, çmimet e mësipërme vlejnë për datën 14 shtator 2022, prej orës 10:00, deri të nesërmen./Shqip.com