Çmimet e derivateve bien në berëza, por jo edhe në Kosovë
Publikuar:
(21.10.2022 10:07:38)

Çmimet e arit të zi kanë filluar të bien në berëzat ndërkombëtare.
Por, kjo nuk po reflekton edhe në Kosovë.
Megjithëse kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, paralajmëroi për rënie të çmimeve të derivateve, ato po rezultojnë të jenë thuajse të njëjta.
Në publikimin e çmimeve të kufizuara të naftës dhe derivateve të saj nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, rezulton të ketë ulje vetëm për nga 1 cent. Nafta ka rënie nga 1.78 në 1.77 cent, benzina nga 1.41 cent në 1.40 dhe gazi nga 0.73 cent në 0.72 cent.
/Shqip.com