Çmimet e artikujve ushqimor janë rritur për 4.9 % në Kosovë

Në muajin shtator ka pasur ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9 për qind, përcjell Shqip.com.
Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani, tha se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2 për qind.
Ai theksoi se kjo ngritje e çmimeve ka ndodhur edhe te derivatet e naftës dhe benzinës.
“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6% , ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%.
Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%. Kryesisht përgjegjësit e vajrave dhe yndyrave thonë se arsye e ngritjes së çmimeve është se ka pasur ngritje të çmimeve te lënda e parë dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar”, tha ai për EO.
Sipas rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) ka njoftuar se indeksi mujor i çmimeve të ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.