Sport Ndërkombëtar

Çmendet McGregor, e bën për spital njeriun maskotë të Miamit (VIDEO

 Në Florida, gjatë pushimit të ndeshjes së katërt finale play off të NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets, në parket ka qenë i pranishëm edhe Conor McGregor. Luftëtari irlandez I arteve marciale mikse hyri në fushë bashkë me maskotën e skuadrës së Miami. Maskota mbante të veshura doreza boksi, për të simuluar një duel me ish-kampionin e dyfishtë të botës në UFC.

Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu sikurse kishin parashikuar organizatorët e këtij “show”.

McGregor nuk njeh shaka dhe limite dhe godet fort me grusht maskotën, që bie menjëherë në tapet, pa reaguar. Më pas e godit sërish në fytyrë maskotën kur ishte i shtrirë, që nuk reagon. Më pas, i hedh edhe spray në fytyrë kur e largojnë.

Për fat të keq, situata doli jashtë kontrollit dhe mediat amerikane raportojnë se personi që ishte nën maskotë u dërgua në urgjencë për kontroll. Maskota nuk u ngrit dot në këmbë dhe u tërhoq zvarrë nga disa persona të stafit, por për fat të mirë nuk kishte asnjë dëmtim të rëndë.

/Shqip.com