Lajme

“Çmendet” i riu në Kamëz, xhiron gomat me “Golf” dhe qëllon me pistoletë drejt dy vëllezërve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz pasditen e kësaj të diele. Mësohet se një person ka zbritur nga makina në rrugën “OSBE” dhe ka qëlluar drejt dy personave të tjerë, siç rezultuan më pas, vëllezër.

Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3-4 herë me automjetin e tij tip “Volkswagen Golf” në rrugën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t’u sqaruar se përse po xhironte gomat, por Jetmir Koleci pasi ka zbritur nga makina ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ai ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër.

Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

Si ndodhi ngjarja?
Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3 apo 4 herë me mjetin e tij në rrugën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dal për t’u sqaruar pse po xhironte gomat. Në moment, pasi ka dalë nga makina Jetmir Koleci ka nxjerr armën dhe ka qëlluar.

Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër. Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

Detajet e policisë
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com