Cluji e bleu Krasniqin për 200 mijë euro nga Ballkani, por tani kërkon miliona euro për shitjen e tij
Publikuar:
(27.02.2023 13:02:22)
Mesfushori-sulmues Ermal Krasniqi e nisi aventurën evropiane në janar duke u transferuar te gjiganti rumun, CLUJ nga Ballkani.
Anësori i talentuar ka “shpërthyer” në ndeshjet e tij të para te rumunët.
Për këtë arsye, ai nuk pritet të qëndrojë gjatë te Cluji.
U raportua së fundmi se për Kransiqin kanë shprehur interesim Genoa, Torino, Udinese, Sassuolo, Torino nga Serie A, por edhe Mallorca nga La Liga.
Cluji e bleu Krasniqin për 200 mijë euro, derisa 15 përqind e kartonit të tij i takon Ballkanit.
“Sportmedia.ro” raporton se tashmë Cluji ka vendosur për çmimin e Krasniqit.
Mediumi rumun bën me dije se Cluji kërkon pesë milionë euro nga shitja e Krasniqit.
/Shqip.com