Sport Ndërkombëtar

Cluj një hap për afër kualifikimit

CFR Cluj ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Slavia Prague, në ndeshjen e rrethit të katërt në Grupin G të Ligës së Konferencës.

Golat për skuadrën rumune i realizuan mesfushori, Ciprian Deac nga penalltia në minutën e 11-të dhe mbrojtësi, Yuri Matias në minutën e  84-t.

Me këtë fitore skuadra rumune kalon në vendin e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa nga katër pikë kanë Slavia Prague, Ballkani dhe Sivasspor.

Slavia Prague shihej si favorite kryesore për të kaluar grupin, por me këtë humbje ia ka vështirësuar vetes punën në masë të madhe.

Ndërkohë, në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar ndeshja tjetër e Grupit G, ku po takohen Ballkani – Sivasspor.

/Shqip.com