Sport Shqiptar

Cluj cakton çmimin e Krasniqit, tri skuadra të mëdha në gjurmët e tij

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, po kalon një moment fantastik, pas transferimit te Cluj në elitën e futbollit rumun, teksa ka arritur të shënojë pesë gola në kampionat, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm te Cluj.

Së fundmi nga Rumania bëhet me dije se Krasniqi ka ngjallur interes në ligat më të forta evropiane dhe një transferim i tij në verë nuk do të ishte aspak një befasi.

Foto: Flaviu Buboi/NurPhoto
Foto: Flaviu Buboi/NurPhoto

“Prosport.ro“ zbulon edhe emrat e klubeve që kanë kërkuar transferimin e lojtarit nga Kosova. Bëhet fjalë për Torinon dhe Fiorentinën në Serie A dhe për Mallorcan në La Liga. Cluj kërkon pesë milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Krasniqit. Gjasat janë të mëdha që me këto ritme, karriera e Krasniqit të jetë e suksesshme.

/Shqip.com