Sport Ndërkombëtar

Clubb Brugge befason Atleticon, Napoli e Liverpolli fitojnë pa probleme

Champions League u rikthye me disa ndeshje interesante.

Padyshim befasia e natës ishte Clubb Brugge që mposhti Atletico Madrid me rezultat bindës 2:0.

Vendasit fillimisht shënuan në minutën e 36 me anë të Kamal Sowah, derisa ish-lojtari i Barcelonës Ferran Jutgla e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 62.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Porto mposhti Leverkusenin me po të njëjtin rezultat.

Dy gola në pjesën e parë i mjaftuan skuadrës portugeze për të marrë pikët e para.

Golat për Porton u shënuan nga Zaidu dhe Galeno.

Grupin B e kryeson Club Brugge me nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me tri pikë e ndjekur nga Leverkusen e Atletico Madrid në vendin e fundit.

Liverpooli ka mposhtur Rangers me rezultat 2:0

Golat u shënuan nga Trent Alexsander Arnold e Mohamed Salah nga pika e bardhë.

Edhe pse pati një fillim të mirë, Ajax u deklasua nga Napoli me rezultat 6:1.

Për Ajax golin e vetëm e shënoi Kudus në minutën e nëntë.

Derisa për italianët shënuan, Raspadori, Di Lorenzo, Zielinski, Kvaratskhelia dhe Simeone.

Grupin A e udhëheq Napoli me nëntë pikë, Liverpooli është i dyti me gjashtë, derisa Ajax ka tri e Rangers zero.

Në ndeshjen e fundit Tottenham barazoi me Frankfurt në një ndeshje pa gola./Shqip.com

/Shqip.com