Rozë

Cllevio reagon për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizyt në Durrës

Noizy

Një mjet shpërthim është vendosur në një lokal në Durrës.

Sipas mediave në Shqipëri, eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

E një reagim në lidhje me shpërthimin së fundmi e ka bërë edhe Cllevio me anë të disa postimeve që ka hedhur në ‘Instastory’, të cilat i ka fshirë më vonë.

“Qenka prishur lokali bellos”, ka shkruar ai që siç duket i është referuar Noizyt me termin ‘bukuroshi’./SHQIP.com