Rozë

“Cllevio po keqtrajtohet në burg” – pas rrahjes me Noziy-n

Cllevio

Reperi Cllevio ditë më parë është arrestuar nga policia shqiptare.

Kjo pasi ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe është rrahur me reperin, Noizy.

Së fundi në profilin e Instagramit të Cllevios është publikuar një reagim duke thënë se është duke u keqtrajtuar gjatë paraburgimit në Fier.

Për të thuhet se është me të vjella dhe për 4 ditë nuk është duke marrë trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.

“I burgosuri është me të vjella, në grevë urie për rreth 4 ditë dhe nuk i jepet mjekim”.

Gjithashtu thuhet se Cllevio është duke u mbajtur në një dhomë mizerabel.

Përmes këtij shkrimi iu është bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda që të marrin masa.

Ndryshe, dy ditë pas rrahjes në lokalin e Noizyt është vendosur një eksploziv, që fatmirësisht ka shpërthyer pa dëme në persona./SHQIP.com