Rozë

Cllevio futet “LIVE” nga qelia: Jam me ish- ministrin shqiptar

Cllevio

Cllevio është arrestuar ditë më parë nga Policia e Shqipërisë.

Kjo pasi ai ka thyer rregullat duke dalë sa ishte në arrest shtëpiak, madje është rrahur edhe me reperin, Noizy.

Mirëpo, ditën e djeshme ai ka thyer rregullat edhe brenda qelisë, pasi ka arritur qe të futet live në rrjete sociale.

Videoja, ku Cllevio bisedon me një vajzë po bën xhiron e rrjetit, ku tregon disa vargje të këngës së re që ka krijuar. Mes të tjerash, ai përmend dhe faktin se ndodhet në të njëjtin burg me ish ministrin Saimir Tahiri. Më pas, në një postim, ai falënderon shokët e qelisë pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”.

Ndryshe në lidhje me gjendjen e tij ka folur edhe avokati, i cili ka thënë se gjendja e tij është e rënduar.

Në anën tjetër, Noizy ka vazhduar të merret më muzikë, duke lansuar projektin me Loredanën./SHQIP.com