Rozë

Cllevio bën “paqe” me Noizyn, ky është personi që e bindi

Cllevio dhe Noizy

Rrahja në mes të Cllevios dhe Noizyt ka bërë bujë të madhe në media.

Kjo pasi në këtë incident ishin përfshirë shumë persona, por që ka kaluar pa pasoja në njerëz -vetëm në dëme materiale.

Së fundmi, reperi ishte pjesë e një interviste në “RTSH”, ku për herë të parë ai ka bërë me dije se ka vendosur t’i japë fund armiqësisë me Noizyn dhe arsyeja ka qenë Dritan Dajti.

Ai ka treguar se Noizy ka shkuar të takonte në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, dhe pas këtij takimi Cllevio ka vendosur të mos e shajë më.

“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lëre. Është futur Tani, kupton Tanit nuk ja prisht dot. Ja prish moj ja prish, por më ndëshkon ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por atë nuk dua kurrë. Edhe prap, si të thuash më është futur ai por mua ndonjëherë nuk më mbajnë nervat”, u shpreh Cllevio.

Ndryshe, ky i fundit tashmë është liruar edhe nga burgu./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022