Sport Ndërkombëtar

Cleveland triumfon bindshëm ndaj Torontos

Cleveland Cavaliers-Toronto Raptors

Cleveland Cavaliers kanë shënuar një fitore të rëndësishme – në udhëtim te Toronto Raptors.

Cavaliers ishin superior që nga fillimi i ndeshjes dhe arritën që të triumfojnë bindshëm, me rezultat 99-144.

Basketbollistët më të dalluar te skuadra mysafire ishin Darius Garland dhe Kevin Love.

Garland shënoi 22 pikë, asistoi tetë herë dhe regjistroi katër kërcime.

Ndërsa, Love ishte autor i 22 pikëve, dy asistimeve dhe nëntë kërcimeve.

Në anën tjetër, te vendasit më i dalluari në parket ishte Yuta Watanabe.

27 vjeçari regjistroi këto statistika: 26 pikë, një asistim dhe 13-të kërcime.

Toronto Raptors vs. Cleveland Cavaliers: Preview, start time, and more -  Raptors HQ
Cleveland-Raportors

Cavaliers janë duke kaluar në një formë solide këtë sezonë.

Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, kjo skuadër gjendet në vendin e pestë në Konferencën Lindore.

Deri më tani kanë shënuar 20 fitore dhe 13-të humbje.

Kurse, Raptors po kalojnë në formë aspak të mirë.

Pas 30 ndeshjeve të zhvilluara, ata gjenden në vendin e 11-të.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

76ers 111-96 Wizards

Grizzlies 127-102 Kings

Pelicans 112-117 Thunder

Nuggets 103-100 Clippers

Peacers 105-113 Bulls /Shqip.com