Sport Ndërkombëtar

Clement është “barra” e Xavit që Conte e çmon

Tottenham e ka ndërmend të përforcoj skuadrën për edicionin e ri.

Me zyrtarizimin e Ivan Perisic, klubi tani është në përpjekje për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit francez.

Si opsion serioz është Clement Lenglet i Barcelonës, raporton Sport.

Sipas mediumit spanjoll, Spurs po bëjnë presion për të nënshkruar me 26-vjeçarin si huazim për dy sezonet e ardhshme.

Megjithëse rregullat aktuale të La Ligës lejojnë vetëm huazimet për një sezon, Barça po punon për të provuar dhe negociuar një përjashtim për 26 vjeçarin.

Lenglet veçse është bindur se nuk bën pjesë e planeve të trajnerit Xavi Hernandez, dhe mund të jetë mëse i hapur për largim.

Xavi Harnandez

Barcelona pagoi 35 milionë euro për të në vitin 2018 nga Sevilla, vetëm për të tentuar tani që ta heqin sepse e shohin si ‘barrë’ në limitin e tyre të pagave.

Kontrata e tij që zgjat deri në vitin 2026 do të jetë problem i madh për katalanasit nëse nuk arrijnë ta shesin, pasi ai fiton rreth 8 milionë euro në vit.

Suarez (Barcelona) dhe Lenglet (Sevilla)

Përndryshe, francezi pati një sezon të mirë (atë të parën) në “Camp Nou”, duke e çuar vlerën në treg deri në 60 milionë euro, shumë që është e redukuar në 14 sosh aktualisht.

Ai ka bërë 21 paraqitje në sezonin që lamë pas, duke asistuar një gol në elitën e futbollit spanjoll. /Shqip.com